Pas publikimit të një lajmi pranë disaa mediava pranë Metës ku theksohej se Venecia kishte rrëzuar ndryshimet ligjore për betimin e antarve të Gjykatës Kushtetues dhe pas reagimit të Taulant Ballës që parlamenti nuk do ndërmarrë asnjë veprim deri në daljen finale të Venecias për këtë çështje dhe se ata qe nxjerrin copza nga drafti paraprak po thyejnë konfidencialitetin ka reaguar dhe Ambasada Amerikane në Tiranë.Me anë të një reagimi në Facebook ambasada është në sinkron me Ballën për konfidencialitetin dhe përshëndet nismën e mazhorancës mbi mos bërjen e asnjë veprimi mbi ligjin e betimit të gjyqtarëve deri në daljen e raportit final të Venecias.
Ja reagimi i plotë i ambasadës:
?? │ Nxisim të gjitha palët që të respektojnë procesin e Komisionit të Venecias, përfshi kërkesën për konfidencialitet të projekt-opinionit deri sa të finalizohet. Mirëpresim vendimin e qeverisë për të mos ndërmarrë veprime të mëtejshme lidhur me legjislacionin përkatës derisa opinioni të finalizohet. Po ashtu mirëpresim deklaratën e bërë nga Presidenti Meta gjatë konferencës së tij për shtyp me Presidentin e Bullgarisë, duke afirmuar rëndësinë e një vendimi pozitiv nga BE për të hapur negociatat drejt anëtarësimit për Shqipërinë. Duhet të qëndrojmë të përqendruar tek ajo që ka më shumë rëndësi – sundimi i ligjit dhe e ardhmja e Shqipërisë në Evropë.
?? │ We urge all sides to respect the Venice Commission process, including the requirement for confidentiality of the draft opinion until it is finalized. We welcome the decision of the Government to take no further action on relevant legislation until the opinion is finalized. We also welcome the statement made by President Meta during his press conference with the Bulgarian President affirming the importance of a positive decision by the EU to open negotiations towards membership for Albania. We must stay focused on what matters most – rule of law and Albania’s future in Europe.