Pavarësisht të gjithave, ka edhe një të dhënë pozitive nga epidemia e COVID-19, që është përhapur ndjeshëm në veri të Italisë. Infeksione të reja zero në bashkinë e Codognos, tani e famshme në të gjithë botën, pasi kishte regjistruar të parin pacient në spital nga koronavirusi. Komentet e para erdhën nga Francesco Passerini, kryetar i bashkisë së qytetit.
“Ne jemi veçanërisht të kënaqur me atë që duket se është një rezultat i shkëlqyeshëm, por duam të themi se ne, që kemi qenë zona e kuqe e Lodit, e kemi marrë seriozisht karantinën”, deklaroi ai. ”Sigurisht kjo është arsyeja pse ne jemi tani duke parë dëshmi të rënies për të cilën shpresonim”, theksoi Passerini.