Mediat e Kosovës bëjnë me dije se ka shkuar në 17 numri i të prekurve me koronavirus në shtetin kosovar.Kjo shifër zyrtare është bërë me dije në një konferencë për mediat, ku folën ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani.
Ramadani ka deklaruar se bëhet fjalë për një familjar të personit të infektuar nga fshati Dumnicë i Komunës së Podujevës.“Rasti i sotëm është nga Dumnica. Ai është familjar i personit të parë të konfirmuar me koronavirus”, tha Ramadani.