Ditën e sotme numri i të prekurve me Covid-19 në vendin tonë arriti në 197 persona.

“TemA” po përcjell shpërhapjen e koronavirusit sipas moshës dhe gjinisë në bazë të të dhënave zyrtare që paraqiti ditën e sotme ministria e Shëndetësisë. (TemA)

Ilustrim i situatës në Shqipëri së përhapjes së COVID 19:

Deri në 28 mars 2020 në Shqipëri janë evidentuar 197 raste me COVID 19

Treguesi i rritjes ditore është raporti midis rasteve të reja në një ditë caktuar kundrejt rasteve të reja të ditëse respektive të mëparshme

Midis të prekurve janë 114 burra dhe 83 janë gra. Mosha mesatare e personave të prekur është 50,1 vjeç.

Deri tanë janë 31 raste të shëruara, ose 17 %. Mosha mesatare e personave të shëruar është 40,6 vjeç.

Deri tani janë shënuar 9 fatalitete, 6 burra dhe 3 gra. Mosha mesatare e fataliteteve është 66 vjeç.

Indeksi mesatar i fataliteteve sipas rasteve është 4,6 %. Sipas grupmoshave është si vijon.

Sipas grupmoshës, rastet dhe fatalitetet kanë këtë shpërndarje

Grupmoshave 55 – 64 vjeç rezulton grupmosha më e prekur me 26 % të të gjithë rasteve. Ndërsa fatalitet janë kryesisht në grupmoshën 65 – 74 vjeç.

Në raport me popullsinë e grupmoshës respektive, numri i prekurve për 100000 banorë është si vijon. Në rang vendi janë të prekur 6,9 banorë për 100000 banorë.

Në raport me popullsinë e grupmoshës respektive, numri i të vdekurve për 100000 banorë është si vijon. Në rang vendi janë të prekur 0,32 banorë për 100000 banorë.

(TemA)