Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, njoftoi se në vend janë regjistruar 24 raste të reja me COVID-19, gjë që e çon në 201 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
Në njoftimin e publikuar nga ministria u raportua se rastet e reja janë regjistruar në Shkup (15), Kumanovë (4), Dibër (2), Ohër (1), Shtip (1) dhe Tetovë (1).
Raste të mëparshme janë raportuar gjithashtu në qytetet e Velesit, Kavadarit, Prilepit dhe Gostivarit.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga Klinika e Sëmundjeve Infektive dhe Gjendjeve Febrile në Shkup janë larguar edhe dy pacientë të cilët rezultuan negativë në dy testet e kryera.