Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së fundmi ka deklaruar që do të largoj taksën pjesërisht në mënyrë që të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.Kurti tha që do të largoj pjesërisht taksën dhe nëse shteti i Serbisë i kundërpërgjigjet me njohje të shtetit të Kosovës atëhere do ta largojë tërësisht, mirëpo nëse nuk vepron kështu atëhere taksa do të vendoset prap.

Mirëpo këtë vendim nuk e kanë mirëpritur SHBA-të, ata e kundërtshtojnë këtë vendim të Kurtit duke vazhduar të kërkojn të hiqet plotësisht taksa.Në lidhje me këtë presion i cili po ushtrohet për ta larguar plotësisht analisti politik, Rexhep Shahu në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që kryministri Kurti u ka premtuar amerikanëve që do të largoj plotësisht taksën dhe tash që po e largon pjesërisht po shkakton nervozisëm.Më tej, Shahu tha që ne duhet të kemi një bashkëpunim me Amerikën sepse jemi fal tyre këtu ku jemi dhe se Kurti mund ta provoj si mundësi mirëpo sipas Shahut pa përkrahje nga Amerika nuk mund të ketë sukses.“Çështja e taksës me parë se të jetë tashmë presion ndaj Serbisë është çështje marrëveshje, besimi e dinjiteti mes kryeministrit Kurti dhe diplomatëve të lartë amerikane të cilëve z.Kurti para se të bëhej kryeministër ua ka premtuar diplomatëve amerikane se do ta heqë taksën. Tani mos mbajtja e këtij premtimi duket se ka shkaktuar një nervoziozëm tek diplomatët amerikane. Tani duhet të dim të gjithë se Kosova kjo që është falë Amerikës, këto që kemi liri e pavarësi e njohje ndërkombëtare i kemi falë Amëerikës. Mundet që të i thotë dikush Amerikës stop se i dimë vetë punët tona, por duhet me u matë mirë a’i dimë apo nuk i dimë vetë punët tona pa Amerikën. Nëse diplomacia e politika amerikane thotë kështu e ashtu zgjidhet problemi me Serbinë dhe qeveria apo kryeministri Kurti i thotë jo ashtu por kështu si dimë vetë ne, atëhere ne shqiptarët këtu po prashitim në det”.“Njëqind vjet ne shqiptarët nuk i kemi mundë me i zgjidhë punët me Serbinë sepse ato janë punë force të cilen ne nuk e kemi. Nëse kryeministri Kurti beson se e ka, le ta provojë. Por nuk besoj se më diplomatët amerikane e me Ameriken mund të flitet siç mund të flitet me militantët e Vetëvendosjes apo me këshilltarët e kryeministrit. Të kesh një jetë në politikë nuk mund të jesh aq i lirë sa mendon e sa duhet të jesh sepse drejtimi i shtetit është përgjegjësi shumë e madhë dhe nuk krahasohet me drejtimin e një grupi politik apo një parti politike. Asnjë zgjidhje jashtë opsionit apo përkrahjëve amerikane nuk mund të ketë sukses asnjëhere”, përfundon  Shahu.