- Tirana në ditën e dytë të shtetrrethimit total është kyçur e gjitha në shtëpi, përveç Policisë, Ushtrisë, shërbimit shëndetësor apo medias.
Gazetarja e News24 Ida Ismalaj raporton se në Tiranë pas orës 18:00 nuk ka asnjë njeri në këmbë ndërkohë qytetarët e thjeshtë nuk duken më në rrugë.
Madje as para orës 18:00 nuk kishte shumë lëvizje në rrugët e kryeqytetit dhe duket se qytetarët janë sensibilizuar. Në fakt masa që ka vendosur qeveria me vendim se nëse pas orës 18:00 qytetari kapet në shkelje duke qarkulluar në këmbë do të gjobitet 100 mijë lekë teksa do i bllokohet tre muaj automjeti nëse ka. Aq më shumë nëse kapet me automjet teksa gjobitet 5 mijë euro dhe i hiqet patenta për 3 vite.