Kryeministri Edi Rama ka publikuar në llogarinë e tij të “Facebook” një video-informacion duke sjellë rastin e një pronari lokali i cili nuk i është bindur urdhërave për të mbajtur aktivitetin mbyllur.
Rasti është regjistruar në Tiranë, ku pasi është paralajmëruar një herë nga Policia, pronari i lokalit ka thyer për herë të dytë rregullat. Si pasojë e kësaj atij i është pezulluar aktiviteti për gjashtë muaj.
Statusi i plotë:
? TIRANË
Përsëriti shkeljen e urdhrit për mbylljen e lokaleve, i pezullohet aktiviteti për 6 muaj.
Specialistët e Krimit Ekonomik në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në zbatim të pikës 7 të nenit 3 të Aktit Normativ nr. 3 datë 15.03.2020, i ndryshuar, kanë konstatuar një bar-kafe të hapur në rrugën “Sadik Petrela”, me pronare shtetasen R. F., e cila vazhdonte aktivitetin në kundërshtim me përcaktimin e këtij Akti.
Disa ditë më parë, ndaj pronarit të lokalit është vendosur masa administrative 100.000 lekë dhe për shkelje të përsëritur, iu vendos masa administrative e mbylljes së aktivitetit për një periudhë 6-mujore.
Që nga dalja e këtij Akti Normativ deri tani janë ndëshkuar 146 administratorë lokalesh, për shkelje të Aktit Normativ. (Lexo.al)