Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social “Facebook” video-mesazhin e kryebashkiakut italian i cili tregon bilancin tragjik dhe betejën që po kalon Italia, e jo vetëm, me koronavirusin.

Apeli i tij ndaj qytetarëve është vetëkarantinimi pasi mos-respektimi i këtij rregulli ka qenë një nga faktorët që Italia të kishte pasoja katastrofale nga ky virus.Ai vazhdon më tej kur thotë se në Itali çdo dy minuta po vdes një njeri. “? NJË MESAZH NGA ITALIA KU ÇDO 2 MINUTA VDES NJË NJERI?”, shkruan Rama. (Lexo.al)