Ditën e sotme deputeti demokrat Adriatik Alimadhi, ka postuar në Facebook faktin se ai është diagnostikuar me Covid-19 (koronavirus) dhe se ndodhet bashkë me të shoqen e infektuar nē shtëpi, në gjendje stabël.
Por, Alimadhi që fatmirësisht është mirë me shendet, 5 ditë para se të dilte pozitiv me Covid-19 (në datë 19 Mars), shfaqej rrugëve të Tiranës, në shkelje tē orareve të karantinës, duke rrezikuar edhe qytetarët e tjere e natyrisht, duke mos treguar as kujdes për shëndetin e tij, ku ndoshta si pasojë e mosrespektimit të rregullave, sot bën politikë nga shtrati.
Në kronikën e TCH thuhet: “Deputeti thyen rregullat e karantinës/ Policia ndaloi ata që gjatë ditës nuk respektuan dy fashat e lëvizjes. TCH- Në orën 10:00 hyri në fuqi ligji për ndalimin e këmbësorëve deri në orën 16:00. Ndërsa qarkullimi u lejua sërish nga ora 16:00 deri në orën 18:00, këto masa vijnë për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19. Ndër thyesit e rregullave nuk mungojë as deputetët, ku një ndër to ishte Adreatik Alimadhi i cili u shpreh se po shkonte për në shtëpi.”