Boca Juniors u shpall kampione e Argjentinës, pas triumfit me rezultatin 1-0 kundër Gimnasia la Plate të drejtuar nga Diego Armando Maradona. Golin e fitores për verdheblutë e shënoi, Carlos Tevez në minutën e 72-të.

Përpar fillimit të sfidës, ‘Apashi’, shkoi në pakinën e kundërshtarëve, ku takoi Maradonën. Mirëpo ky takim nuk ishte aspak normal, pasi Tevez nuk e mbajti veten duke e put hur në buzë legjendën e argjentinës.Ata kanë njohje të vjetër mes tyre, pasi Maradona e kishte lojtar në kohën që drejtonte kombëtaren e Argjentinës. Pas ndeshjes, 36 vjeçari shpjegoi se e p uthi atë për fat.