Në një kohë kur ka ende qytetarë që nuk i binden urdhrit të qeverisë për të zbatuar fashën e orarit për të mos lëvizur jashtë shtëpie, për shkak të koronavirusit, policisë në terren i është bashkuar dhe ushtria.
Ministria e Mbrojtjes bën me dije se duke nisur nga sot Forcat e Armatosura do të monitorojnë bashkë me policinë lagjet e kryeqytetit.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama shkruan:
? Tiranë – ushtria do të vihet e gjitha në mbrojtje të popullit nga një pakicë fare e vogël individësh të papërgjegjshëm, tradhëtarë të vërtetë, që mund të na bëjnë hatanë dhe nuk duhet të lejohen në asnjë mënyrë, të marrin në qafë mijëra e mijëra të pafajshëm, e t’u sjellin vuajtje të mëdha dhjetëra mijëra të tjerëve?
? Duhet t’i ndalim me çdo kusht dhe do të përdorim çdo mjet, deri në heqjen e plotë të lirisë nëse nuk do të tërhiqen urgjentisht nga rruga e tyre qorre?
? Populli nuk i’a ka borxh asnjë individi tradhëtinë në këtë përpjekje kombëtare për jetën e njeriut