Italia është vendi i dytë pas Kinës më i prekur nga koronavirusi, por përtej Adriatikut sot kishte një lajm të mirë, pasi numri i të in fektuarve është ulur në krahasim me një ditë më parë. E ndërsa dje numri i të in fektuarve ishte 1598, sot sipas të dhënave zyrtare janë 529 në të gjithë Italinë.
Vlen të theksohet kthesa në zonën e kuqe të Codogno dhe Lodi, ndër të parat e prekura, ku ka funksionuar izo limi, pasi numri i të prekurve është në ulje. Po ashtu edhe numri i të shëruarve është dyfishuar në krahasim me ditën e djeshme. Ndërkohë që kurba e numrit të vik timave është në rritje. Në total janë 631 të vd ekur, krahasuar me dje që u shënuan 97, sot janë shënuar 168 duke ardhur në rritje. Ndërkohë që në total numri i të infektuarve ka shkuar në mbi 10 mijë.