Shqiptarja.com publikon ekskluzivisht fotot e presidentit Ilir Meta me dy eksponentë të botës së kr imit, Xhevdet Troplinin dhe Altin Hajrin, teksa ndodhen duke festuar e ngritur dolli tek pista “Ventus Harbor” në Durrës në zonën e “Vollgës” që ish-deputeti Lefter Koka ka në pronësi. Fotot ekskluzive mendohet të jenë bërë në korrik 2017, pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qeshorit, ndërkohë që Ilir Meta ishte president i emëruar, dhe mendohet se “sebepi” ishte për të festuar fitoren e Lefter Kokës i dalë deputet nga këto zgjedhje.

Në këtë tryezë miqësore të mbushur me ushqime dhe alkool, presidenti Ilir Meta ka në krah Xhevdet Troplinin. Në njërën nga fotot ekskluzive Meta shfaqet duke ngritur dolli teksa në krah ka pikërisht Xhevdet Troplinin, të akuzuar për tra fik ndërkombëtar të dro gës dhe subjekt i OFL-së që duhet të justifikojë pasurinë.

Ndërkohë në një foto që ka panoramë të gjithë tryezës, Meta e ka përballë Altin Hajrin dhe në krah të tij, si mikritësin e kësaj tryeze, Xhevdet Troplinin. Nga pozicioni që janë ulur në tavolinë, duket që organizatori i festës është Xhevdet Troplini, i cili është ulur pikërisht mes Lefter Kokës që ka rastin për të festuar, dhe Ilir Metës, i ftuar si president dhe lideri që drejtoi gjithë fushatën e LSI-së, edhe pse ishte emëruar kryetar shteti. Pra fotoja lë shumë të kuptohet se nuk është një prezencë rastësore e Xhevdet Troplinit në këtë tryezë, ku shfaqet i pozicionuar në mesin e dy personazheve kryesorë të festës.

Altin Hajri është pronari i kompleksit luksoz “Golden” në Shijak, që u kthye në skenën e kr imit më të rën dë të ndodhur së fundi në Shqipëri, pen gmar rjen dhe vr asjen e Jan Prengës më 17 janar, tashmë i sekuestruar me vendim gjykate. Hajri rezulton i shpallur në kër kim nga policia për pengmarrjen dhe vr asjen e Jan Prengës pas prishjes së paza rave të ko ka inës nga vëllai i Prengës në Angli dhe ba ndave që udhëheqin tra fikun e dro gës nga Shqipëria, mes të cilëve edhe Hajri. Marre nga Shqiptarja.com