Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla tha se dita e tretë e Kongresit Zgjedhor të PS-së ju dedikua të rinjve, ndërsa ftoi çdo vajzë dhe djalë të ri në çdo bashki të vendit, por edhe jashtë Shqipërisë të bëhet pjesë e fressh-VOICE, në sfidën, sipas tij, të udhëheqësve të rinj të dekadës së re 20-30Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla thekson se udhëheqëset dhe udhëheqësit e rinj duhet të konkurojnë sipas parimit të bashkëdrejtimit, një vajzë dhe një djalë dhe se së bashku do të bashkëpunojnë për të fituar mbështetjen dhe fituar sfidën.
Postimi i plotë:Dita e tretë e Kongresit iu dedikua të rinjve.Partia Socialiste fton çdo vajzë dhe djalë të ri në çdo bashki të vendit, por edhe jashtë Shqipërisë, të bëhet pjesë e fressh-VOICE dhe të konkurojë në sfidën e udhëheqësve të rinj të dekadës së re 20-30. Udhëheqëset e reja dhe udhëheqësit e rinj duhet të konkurojnë sipas parimit të bashkëdrejtimit, pra një vajzë dhe një djalë sëbashku do të bashkëpunojnë për të fituar mbështetjen dhe fituar sfidën. Në ditët në vijim organizatorët e kësaj sfide do të njoftojnë rregullat e sfidës, si mund të bëhesh pjesë e cdo informacion tjetër të vlefshëm.