Në këtë periudhë izolimi janë bërë më të shpeshta lidhjet direkte në Instagram të lojtarëve dhe njerëzve të sportit në përgjithësi. Janë të shumë edhe ish-lojtarët që shfrytëzojnë rrjetet sociale për t’u vënë në dispozicion të tifozëve.Claudo Marchisio është një nga këta dhe gjatë një lidhje direkte ka provuar të vihet në vendin e një trajneri. I pyetur nga Lornezo Bonaria, themeluesi i një skuadre kalçetoje, ish-mesfushori i Juventus ka zgjedhur pesëshen e tij ideale:

“Do të zgjidhja Douglas Costa, Pjanic, Dybala. Në portë? Ter Stegen më duket ai më i përshtatshmi për kalçeto, për mënyrën si pret. I pesti…”. Zgjedhja e lojtarit të pesët është bërë nga i ftuari i Marchisio-s, i cili ka zgjedhur pikërisht ish-princin e bardhezinjve.