Italia vijon sërish me shifra të trishta të viktimave prej koronavirusit, duke vijuar të jetë shteti me më shumë të vdekur.
Në raportin e 24 orëve të fundit, konfirmohet se në shtetin fqinj, kanë gjetur vdekjen 636 persona, duke e çuar në 16.523 numrin total të viktimave.
Të infektuarit e rinj janë 3599, ose 717 më pak se një ditë më parë.
Deri më tani raportohet një numër total i të infektuarish prej 132.547 personash, ose 3599 më shumë se dje.
Ndërkohë shkon në 120 numri i viktimave në radhët e personelit shëndetësor, mes tyre 87 mjekë, 25 infermierë dhe 6 farmacistë.