Një burrë 66-vjeçar nga Fieri ka fituar betejën me koronavirusin duke e çuar në 76 numrin total të të shëruarve në vendin tonë.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë mesazhin e pacientit të shëruar që doli sot nga spitali i Infektivit.
“Më duket sikur kam lindur për së dyti”, thotë Kastrioti që do ti bashkohet familjes pas 21 ditësh qëndrimi në spital.
Në fjalën e tij, falenderoi mjekët dhe stafin shëndetësor që e ndihmuan të fitojë betejën e Covid-19.
66-vjeçari kishte sëmundje shoqëruse, vuante nga diabeti, hipertensioni dhe kishte gjendje post infarkti të miokardit.