Deputeti, njëherësh edhe bashkëdrejtues i Partisë Socialiste të Tiranës, Ervin Bushati, i pyetur mbi qasjen e opozitës është shprehur se sjellja e saj është e dëmshme dhe se fjala në këtë subjekt politik po keqpërdoret.
Bushati tha gjithashtu se sa herë Shqipërisë i kanoset një rrezik, PD ngre qepenat. Ai theksoi ndër të tjera se opozita sot është e përgjumur.

Sa bie rreziku, ngre qepenat Partia Demokratike. Nndryshim nga çdo qënie tjetër që ndërgjegjësohet mendja në fillim, duket se në Partinë Demokratike ai që zgjohet i fundit është kreu i saj. Më vjen keq sepse opozita fjalën që ka po e keqpërdor. Ka një përgjumje që është e dëmshme për shoqërinë. (Lexo.al)