Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla shprehu sot mirënjohjen për ekipin e shkëlqyer të epidemiologëve nga veriu në jug, të cilët po bëjnë një punë shembullore për gjurmimin e rasteve me COVID-19 dhe izolimin e vatrave në territor.
“Duhet një falënderim i veçantë për “kundërzbuluesit” tanë ndaj armikut në këtë luftë: epidemiologët e palodhur që gjurmojnë rastet derë më derë, rrugicë më rrugicë, ditën dhe natën, pa u lodhur e pa u ankuar, duke bërë të pamundurën për të kapur në kohë rastet dhe për të frenuar përhapjen e pandemisë”, tha ai.
Balla tha se “janë disa që flasin për testimet, testimet, testimet, por pakkush e di se çfarë pune bëhet në terren me hetimet epidemiologjik dhe ndjekja e kontakteve”.