Gjermania regjistroi për herë të parë të dielën numrin e pacientëve të rikuperuar nga Covid-19 që është më i lartë se i të infektuarve.Instituti Robert Koch raportoi 60.200 rikuperime që nga e diela, në krahasim me 57.606 infeksione aktuale, duke rritur shpresën se masat e vendit për të luftuar shpërthimin e korona virusit ishin duke dhënë fryt.
Instituti regjistroi gjithsej 120.479 raste të korona virusit deri më tani, përfshirë ata që u shëruan dhe ata që humbën jetën nga virusi.Numri i të vde kurve në vend arriti në 2.673, me 129 vde kje të reja të raportuara nga autoritetet lokale shëndetësore që nga mëngjesi i së dielës.
Gjermania ka numrin e pestë më të lartë të infeksioneve të raportuara COVID-19 në botë, duke u renditur pas SHBA-së, Spanjës, Italisë e Francë. Por numri i tij i vde kjeve mbetet shumë më i ulët se vendet e tjera të goditura fort.Përveç testimit të gjerë të korona virusit, Gjermania gjithashtu ka rritur ndjeshëm numrin e shtretërve të kujdesit intensiv nga 28,000 në gati 40,000 brenda dy javësh.