Ditën e djeshme u bë publik lajmi se kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar ka veshur bluzën e bardhë të mjekut duke iu ardhur në ndihmë stafeve mjekësore në luftën kundër koronavirusit.

Nisur nga ky veprim domethënës, ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka sfiduar ish-kryeministri Sali Berisha,

Spahiu thotë që t’ia dërgojnë këtë lajm Berishës që ta shohë dhe ta qepi gojën.“Kryeministri irlandez Leo Varadkar vesh bluzën e bardhë dhe i rikthehet profesionit për të ndihmuar njerëzit.Dërgojani #Sali #Berishës që ta shohi dhe ta qepi gojën”, shkruan Spahiu.