Dita nis me nje lajm te mire nga spitalet Covid ku trajtohen te semuret me koronavirus ne vend.
Ministrja e Shendetesise, Ogerta Manastirliu dhe kryeministri Edi Rama kanë ndare pas mesnate lajmin e mire se sot jane sheruar 17 paciente, duke postuar edhe nje foto nga pavijoni ku trajtohen te semuret.
“? LAJM I MIRË: 17 TË SHËRUAR SOT?”, shkruan Rama në mesazhin e tij.
“Lajm i mirë: 17 të shëruar sot??”, shkruan ministrja Manastirliu.
Nderkohe qe ne komunikimin e djeshem paradite per mediat, teksa u raportua se numri i rasteve te te prekurve arriti ne 409 u theksuar se “Gjatë 24 orëve të fundit, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 165”.