1. Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë Europën Jugore do të diktojnë dhe në territorin shqiptar mot të kthjellët gjatë gjithë ditës. Përjashtim bëjnë zonat Verilindore dhe juglindore, të cilat gjatë mëngjesit dhe pasdites do kenë vranësira të lehta.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 5°C mëngjesi në zonat malore deri në 26°C mesdita në bregdet.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 3 ballë.