Washington Post ka publikuar një artikull mbi epidemitë dhe pandemitë e tjera që kanë goditur botën më herët dhe që kanë shkaktuar qindra miliona vdekje me kalimin e kohës. Gazeta amerikane renditi disa prej shpërthimeve epidemike dhe pandemike që bota ka pësuar gjatë shekujve, për të mbërritur te i fundit, me nuanca apokaliptike, siç është virusi koronar (Covid 19).
Murtaja Antonine: 165-180
Shumë historianë i atribuojnë rënien e Perandorisë Romake sëmundje “Antoninus”, e cila u përhap në Romë gjatë mbretërimit të Marcus Aurelius, perandorit të pestë të dinastisë Antonin Nerfian.
Nuk dihet me siguri se çfarë e shkaktoi këtë plagë, por simptomat e vëzhguara nga doktor Gallen – ulçera të dhimbshme të lëkurës, ethe, diarre dhe dhimbje të fytit – sugjerojnë fuqimisht që ajo ishte për shkak të fruthit.
Sëmundja e Justinianit: 541-542
Besohet gjerësisht se kjo epidemi është e para e këtij lloji në një seri sëmundje hemorragjike në botë, të emërtuara sipas Perandorin bizantin në kohën e shfaqjes së saj, e cila është transmetuar në të gjithë botën nga brejtës të infektuar.
Murtaja e Zezë: 1347-1352
Një revistë e botuar në Londër e përshkruan këtë pandemi si fatkeqësinë më e madhe ndonjëherë. Numri i të vdekurve shkoi në rreth 200 milion.
Përhapja e shpejtë e epidemisë ende ngatërron historianët dhe epidemiologët. Murtaja bubonike ishte shkaku i epidemisë, ashtu siç ndodhi dhe me sëmundjen “Justinian”.
Sëmundjet e Botës së Re: 1520
Kur studiuesit shkuan në Botën e Re (Amerika e Veriut dhe e Jugut), ata sollën me vete edhe fruthin e viruset e tjera për të cilat banorët e këtyre zonave nuk ishin imunë.
Sipas vlerësimeve nga Gazeta Amerikane e Perspektivës Ekonomike, këto epidemi vranë midis 80-95% të amerikanëve vendas në 100-150 vitet që pasuan 1492.
Ethet e verdha: fundi i shekullit XIX
Kjo sëmundje virale është endemike në Amerikën e Jugut dhe Afrikën Sub-Sahariane. Infeksioni transmetohet përmes mushkonjës femërore, të cilës i jepet emri sepse shpesh shndërron lëkurën e infektuar në të verdhë.
Në vitin 1793 shpërtheu një epidemi në qytetin e Filadelfia, atëhere kryeqyteti i Shteteve të Bashkuara, dhe mori jetën e gati 10% të popullsisë së qytetit.
Vetëm më 1900-ën shkencëtarët e ushtrisë amerikane zbuluan se shkaku ishte mushkonja.
Gripi Spanjoll: 1918-1920
Ekziston një ngjashmëri e caktuar midis Covid-19 dhe gripit të 1918, nganjëherë referuar si “gripi spanjoll”, që kur u shfaq në Spanjë.
Epidemia preku rreth 500 milion njerëz, dhe 50 milion prej tyre kanë vdekur në të gjithë botën, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, një institucion kryesor shëndetësor kombëtar i SHBA.
Gripi Aziatik: 1957-1958
E para që tërhoqi vëmendjen ndaj këtij gripi ishte Dr. Maurice Hilleman. Ai punoi për fondacionin e studimit ushtarak “Walter Reed” në 1957, kur New York Times publikoi një artikull në lidhje me një pandemi të rëndë gripi në Hong Kong.
Hilleman kërkoi që mostrat e virusit të dërgoheshin shpejt tek prodhuesit e ilaçeve në Shtetet e Bashkuara, në mënyrë që të mund të prodhonin një vaksinë pandemike. 70 mijë njerëz kanë vdekur në vend, dhe vlerësohet se numri mund të kishte arritur një milion nëse nuk do të ishte për vaksinën që Hilleman këshilloi të prodhohej.
Gripi i derrit: 2009
Para shpërthimit të virusit Covid-19, “gripi i derrave” ishte epidemia e fundit që goditi botën, duke prekur 21% të popullsisë në botë. Gripi i derrit është një përzierje e shumë llojeve të ndryshme të gripit që nuk janë parë kurrë së bashku. Shumica e njerëzve të prekur nga epidemia ishin fëmijë dhe të rritur në një moshë më të re. (tesheshi)