Rio Ferdinand ka treguar një anekdotë në lidhje me takimin e tij të parë në fushë me Cristiano Ronaldo-n. Ish-qendërmbrojtësi i Manchester United ka zbuluar një prapaskenë argëtuese gjatë njëevenimenti të EA Sports.“Kemi luajtur kundër Sporting-ut në 2003-shin, kur u kthyem në dhomat e zhveshjes pas pjesës së parë, John O’Shea kishte nevojë për një bombul oksigjeni pasi kishte mbuluar Ronaldo-n”, ka thënë anglezi.
“Ishte i mbaruar dhe mezi merrte frymë. I thamë që të vazhdonte ta mbulonte, por ai as që na përgjigjej, nuk kishte frymë”.
Rio Ferdinand ka kujtuar edhe transferimin e portugezit tek Uniteed: “Të them të drejtën, unë, Paul Scholes dhe Nicky Butt e thamë menjëherë ‘’Ky djalosh është i jashtëzakonshëm, duhet ta bëjmë të nënshkruaj me Manchester United’”.
“Më pas kemi marrë autobusin për t’u kthyer në shtëpi, por kemi qëndruar të ulur aty për rreth gjysmë ore. Pak më vonë na është thënë se disa drejtues po kërkonin të nënshkruanin një marrëveshje me Ronaldo-n…”.