Prej më shumë se 4 muajsh, koronavirusi ka prekur të gjithë botën dhe është ende herët për të bërë një vlerësim të përgjithshëm për vendet më të sigurta për menaxhimin e situatës.

Grupi “Deep Knowledge Group” ka publikuar një përmbledhje të përkohshme të masave që kanë marrë shtetet për të luftuar pandeminë COVID-19. Bazuar në to, ka bërë një vlerësim të 40 vendeve që po bëjnë punën më të mirë të mbrojtjes së qytetarëve të tyre kundër koronavirusit.

Në listën e publikuar nga Forbes kryeson Izraeli, pas të cilit vjen Gjermania, Koreja e Jugut dhe Australia. Në vendin e pestë renditet Kina, vendi ku shpërtheu pandemia.

Lista e plotë

1. Izraeli 2. Gjermania 3. Koreja e Jugut 4. Australia 5. Kina 6. Zelanda e Re 7. Tajvani 8. Singapori 9. Japonia 10. Hong Kongu 11. Zvicra 12. Austria 13. Kanada 14. Hungaria 15. Danimarka 16. Hollanda 17. Norvegjia 18. Emiratet e Bashkuara Arabe 19. Belgjika 20. Vietnami 21. Tajlanda 22. Finlanda 23. Luksemburgu 24. Kuvajti 25. Çekia 26. Monako 27. Katari 28. Liktenshtajni 29. Qipro 30. Greqia 31. Estonia 32. Malajzia 33. Polonia 34. Irlanda 35. Kroacia 36. Turqi 37. Omani 38. Sllovakia n39. Latvia 40. Sllovenia