Pas propozimit të ndarjes së çadrave apo tavolinave me materiale të tejdukshme, një ide e ngjashme vjen edhe për sigurinë në avion.
Si do të bëhet plazh këtë vit? Skema që po mendohet në Itali
Kompania italiane ‘Aviointeriors’ ka bërë dy propozime për uljen e mundësisë së përhapjes së infeksionit gjatë fluturimit në avion: ndarjet me ‘mure’ të tejdukshme ose ulëse të përmbysura.
Izolimi i sediljeve
Dy opsione si mund të transformohen brenda avionët
Ky propozim mund të bëhet më shpejt, është më pak i kushtueshëm, por nuk garanton siguri mes pasagjerëve. Ndarjet mund të vendosen direkt mes ulëseve dhe mund të hiqen sipas nevojës.
Dy opsione si mund të transformohen brenda avionët
Materiali transparent ka për qëllimin izolimin e çdo pasagjeri për të minimizuar kontaktin nga ajri.
Rrotullimi mbrapa i sedijes së mesit
Dy opsione si mund të transformohen brenda avionët
Opsioni i dytë është më i ndërlikuar për t’u instaluar dhe i shtrenjtë, por edhe më i sigurt se i pari. Sipas kësaj alternative, të gjitha sediljet e mesit duket të rrotullohen me fytyrë në krahun e kundër.
Dy opsione si mund të transformohen brenda avionët
Të gjitha sediljet do të jenë të rrethuara me një mburojë të tejdukshme që i izolon nga njëri-tjetri. Çdo pasagjer ka hapësirën e tij të izoluar edhe nga ata që kalojnë në korridorin e avionit.
Dy opsione si mund të transformohen brenda avionët
Zgjidhja e momentit
Si do të ndryshojnë çmimet e fluturimeve kur të hapen kufijtë
Gjithsesi momentalisht zgjidhja më e shpejt që kanë menduar aktualisht kompanitë ajrore është ajo e distancës fizike, në çdo pasagjer do të lejohet një vend bosh, përveç rasteve kur janë pjesëtarë të një familjeje apo është një fëmijë i mitur. tiranapost.al/
Burimi TG4