24 Prill, Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu në një video konferencë te drejtuar nga Kryeministri Edi Rama me kryetarët e bashkive, ka deklaruar se Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vlerësuar hapjen e zonave të gjelbërta bazuar në disa kritere, bëhet fjale për zonat ku ka rrezik të ulet të përhapjes së infeksionit. Manastirliu u shpreh se do të jetë njē fazë pilotimi për të parë si funksionon hapja në zonat e gjelberta. Frenat e emergjences për rikthimin e kufizimeve në rast se do të ketë rrezik ne këto zona.
“Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vlerësuar hapjen e zonave të gjelbërta bazuar në disa kritere, bëhet fjale për zonat ku ka rrezik të ulët të përhapjes së infeksionit. Bazuar në një vlerësim dinamik, Komiteti Teknik i Eksperteve ka hartuar planin të lehtësimit gradual të masave, një plan i qartë, i bazuar në situatën aktuale, sigurisht edhe në një vlerësim në të gjithë qarqet e vendit sa i përket transmetimit dhe zinxhirit të infeksionit.
Do të ketë lehtësim të lëvizjes së qytetarëve në zonat e gjelbëra apo me risk të ulët të përhapjes së infeksionit.
Duke zbatuar disa protokolle strikte për të cilat kërkohet edhe angazhimi i bashkive. Ndaj duhet të përgatitemi këto dy ditē qē tē hënën që do tē filloj zbatimi i këtij palni, nëpërmjet strukturave në bashki por edhe nē qark të bëjmë të mundur monitorimin e rregullave të reja.
Ne kemi gati frenat e emergjencës për çdo rast. Nëse vërejmë që në një bashki ka rrezik ne menjëherë do të marrim masat që ta kthejmë në gjendjen e mëparshme”, tha Manastirliu.