Numri i vdekjeve në Itali si pasojë e koronavirusit ka nisur të bjerë.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 542 viktima, ose e thënë ndryshe, 62 më pak sesa një ditë më parë.
Ndërkohë në total shkon në 17.669 numri atyre që kanë ndërruar jetë.
Gjatë orëve të fundit janë shtuar 3836 raste të reja infektimesh, duke e çuar në total numrin e të prekurve në 139.422.