Fizikanti i njohur Italian Alessandro Vespignani, ka reaguar në lidhje me situatën e koronavirusit në Itali dhe në mbarë botën. Në një intervistë për median italiane, Vespignani është shprehur se gjendja normale nuk do të kthehet në qershor ose në korrik.

“E pamundur të kthehemi në normale në qershor ose korrik,”– është shprehur ai.

Po ashtu, fizikanti tha gjatë intervistës se italianët duhet të përgatiten për jetën që do të kenë pas pandemisë së koronavirusit, pasi mund të jetë shumë koplekse. Ndërkohë ka shtuar se duhet të vazhdojmë të mbajmë distancat sociale dhe të përshtatemi me rregullat dhe mbi të gjitha t’i zbatojmë ato.

Vespignani konsiderohet një nga ekspertët kryesorë në botë në “epidemiologjinë kompjuterike”, një 55-vjeçar romak, fizikan kompjuter dhe drejtor i Laboratorit për modelimin e sistemeve biologjike dhe socio-teknike, në Universitetin Verilindor të Bostonit.