Në 24 orët e fundit në Kosovës janë shënuar 32 raste të reja me COVID-19. Në total numri i të infektuarve ka shkuar në 763 persona, ndërsa nga fillimi i pandemisë deri tani janë shënuar 21 vik tima.
Të gjitha rastet pozitive të ditës së sotme janë raste kontakti, konkretisht 23 në Pejë, 4 në Runjevë-Kaçanik, 2 në Deçan, 1 në Hoçë e Qytetit-Prizren, 1 në Sallagrazhdë-Suharekë dhe 1 në Shtime.