Bashkia e Shijakut në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar ka përfunduar punimet në këtë kryqëzim të njohur nga të gjithë, por dhe problematik sa i takon sigurisë së njerëzve dhe automjeteve që kalojnë aty. Është bërë ndërhyrje për rehabilitim, mirëmbajtje, asfaltimi i rrugës.
Vetë kryetari i Bashkisë, Elton Arbana shprehet se kishim detyrim ndaj gjithë qytetarëve të Shijakut t’i jepnim fund shqetësimit të tyre të përditshëm, ta sistemonim siç duhet këtë kryqëzim.
Ai njofton gjithashtu se shumë shpejt do të nisë dhe rehabilitimi i aksit rrugor nga “Katër Rrugët” deri në Xhafzotaj, një premtim i bërë nga Kryeministri dhe Qeveria shqiptare.Ku ka vullnet, ka zgjidhje.