Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, jep lajmin e mirë se kanë arritur të mundin koronavirusin edhe 3 punonjës të personelit mjekësor.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Manastirliu thekson se ka shkuar në 21 numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruarve nga COVID-19.

Mesazhi i Manstirliut:

? Edhe 3️⃣ personel shëndetësor janë shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në #IShP ✅

Shkon në 2️⃣1️⃣ numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruarve nga ?#COVID19?

Deri tani 1️⃣1️⃣6️⃣ qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur ?#covid19?

#FORCA