Në një komunikim live përmes llogarisë së tij në Facebook, Kryeministri Edi Rama ka bërë publike masat e reja që do të marrë.
“Në Shkodër e infektuan njëri tjetrin në një mort dhe pastaj e bën zinxhir për të 7-ta, kështu është kjo luftë. kur e vumë këtë fashë orare, e vendosëm që do të zgjatje deri të hënën, por u detyruam ta shtyjmë me disa ditë. E keqja nuk ka ardhur akoma. Kjo nuk është çështje oraresh apo rregullash, por e disave që u ka mbetur sahati 12. Ja kush është plani që po përgatisim dhe do kthehet në ligj shumë shpejt. Si fillim do zgjasim fashën orare, por do rrisim ndëshkimet dhe për rastet e përsëritura do të shkojnë deri në burg. Më pas gjithmonë me shkallë dhe sipas dinamikës, do lejojmë automjetet private me fashë orare të zgjatur për kompanitë që kanë aktivitet ligjërisht të lejuar, por do rriten ndëshkimet. Do autorizojmë hapjen e dyqaneve, ku do kërkohet me detyrim pajisja e maskave dhe doreza dhe rregulla strike, shkelja e të cilave do të mbyllje me mbyllje, konfiskim malli deri ne heqje lirie. Ka ndodhur gjithë këto javë që Polica e Shtetit të kap dhe të ndëshkojë me gjobë dhe mbyllje kafe, ku u ofrohet kafe dhe raki trimave”, tha Rama.