6 prill, Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manasitrliu, në një lidhje direkte në News 24, foli për mjekimet dhe protokollet që ndiqen nga mjekët shqiptarë në dy spitalet COVID.
Ajo deklaroi se po ndiqen protokollet si në Spitalet e tjera të botës për trajtimin e COVID-19.“Ne përdorim të tërë ato protokolle apo linja trajtimi si në spitale të botës.Kemi përfshirë tocilizumab, hydroxychloroquine të gjithë trajtimet që po përdoren në botë” tha Manastrilriu.
Ministrja Manastirliu ndau edhe një lajm tjetër dhe u shpreh se Shqipëria për herë të parë do të jetë pjesë e një studimi të madh klinik, “solidarity trial”, iniciuar nga OBSH.
“Kemi vendosur që me OBSH të jemi pjesë e një studimi klinik dhe për herë të parë merr pjesë Shqipëria.Do jemi pjesë e një skuadre botërore për hetimin klinik duke përfshirë antiviralët dhe hydroxychloroquine”, tha ministrja.