Mjekja Najada Çomo që është njëherësh dhe shefja e Spitalit Infektiv, ka ndarë foton e Luljeta Ramajt, e cila është pjesë e personelit mjekësor, në vijën e parë të përballjes me sëmundjen e shkaktuar nga Covid 19.Në fytyrën e Ramajt kanë nisur që të duken shenjat e maskave që i mbajnë gjatë gjithë ditës, për të ulur sadopak rriskun e infektimit edhe vetë nga koronavirusi.“Nje nga profesionistet e Sherbimit Infektiv qe me gjithe shenjat e uniformes se rrepte dhe punes se palodhur, Luljeta Ramaj ofron plot buzeqeshje! E nderuar qe jemi bashke”, shkruan Çomo në postimin e saj në rrjetet sociale.

Që prej nisjes së rasteve të para me koronavirus në spitalin Infektiv, Çomo ka zgjedhur që të mos bëjë më asnjë dalje për mediat, dhe herë pas here ndan mesazhe në rrjetet sociale, për ndërgjegjësimin e qytetarëve, që të shmangin grumbullimet në rrugë dhe të respektojnë masat.Derimë tani në vendin tonë ka më shumë se 300 persona të prekur me Covid 19, ndërsa numri i vd ekjeve shkoi mbrëmjen e djeshme në 20.