Tiranë, 3 Prill- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë se janë shëruar 2 infermierë të prekur nga COVID-19, pas testit konfirmues.

Në total deri tani janë shëruar 15 personel shëndetësor.

Postimi i Ministres Manastirliu

? Edhe 2️⃣ infermierë janë shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në #IShP ✅
Shkon në 1️⃣5️⃣ numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruarve nga ?#COVID19?
#FORCA