Një grua në New York të Shteteve të Bashkurara të Amerikës, pati një ndarje tejet emocionuese me mjekët pasi mposhti betejën me koronavirusin.Spitali Universitar i Staten Island postoi një video në Facebook të stafit që “shpërtheu” në brohoritje ndërsa Christina Paz, pas daljes nga spitali pati një takim plot emocion me bashkëshortin e saj, pas 15 ditësh.

Christina Paz tha:“Unë e kam kapërcyer. Zemra ime u drejtohet atyre që nuk kanë qenë aq me fat që të kenë një rezultat pozitiv. Unë i them ngushëllimet e mia të sinqerta pasi mund ta imagjinoj vetëm dhimbjen që po kaloni. Por ka shpresë dhe unë po jetoj provën e saj.”