Lucia Dario është një infermiere që kujdeset për pacientët e infektuar me Covid-19 në spitalin Gemelli në Romë.Sipas saj, është ana emocionale e kësaj epidemie që është duke i rrënuar më shumë se sa lodhja fizike.

Po, kostumi si astronaut që bëhet ujë nga djersa dhe veshja e tre palëve doreza mbi njëra-tjetrën, një mbrojtje e nevojshme kundër virusit, e bën atë të ndihet e ngathët.Por është ndjenja e të mos qenit në gjendje të bësh më shumë për ata që kanë nevojë, ajo që është më e vështira, thotë infermierja.

Në ditët e para të krizës së koronavirusit në Itali, ajo me përfundimin e turnit, futej në makinën e saj dhe qante. Ajo ndjehej e padobishme.“Dhomat e izolimit janë si bunkerë, ato janë realitete paralele,” tha ajo, duke përshkruar atmosferën e egër në repart si “heshtje që ulërin”.Lucia dhe kolegët e saj janë kontakti i vetëm njerëzor që marrin këto dhoma me pacientë.

“Ne i pyesim ata për çfarë kanë nevojë , pothuajse të gjithë nuk thonë asgjë, më së shumti ata kërkojnë ujë”, tha ajo.Ajo thotë se dëgjon njerëzit që rrëfejnë pendimet, kolliten ose luten gjatë natës.“Disa e ndezin televizorin në zë shumë shumë të lartë, si për të hequr mendimet e tyre nga koka”, tha infermierja.Spitalet në të gjithë botën kanë masa të rrepta, duke ndaluar vizitorët dhe duke kufizuar kontaktin midis pacientëve, për shkak të virusit.