Gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 25 raste të reja me koronavirus duke e cuar në 609 totalin e të infektuarve në vendin tonë. Nga rastet e reja, për herë të parë që prej shpërthimit të sëmundjes, Tirana nuk ka regjistruar asnjë rast të ri. Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Gjatë 24 orëve të fundit, 18 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 345.
Harta e të prekurve zgjerohet në Kurbin dhe në Krujë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive: – Tiranë 253 raste – Durrës 42 raste – Lushnje 6 raste – Elbasan 16 raste – Fier 36 raste – Kavajë 9 raste – Rrogozhinë 4 raste – Korçë 19 raste – Vlorë 5 raste – Shkodër 99 raste – Lezhë 14 raste– Berat 2 raste – Has 13 raste – Krujë 40 raste -Tropojë 4 raste – Pukë 5 rasten – Mirditë 3 raste – Kukës 11 rast -Mallakastër 1 raste – Kurbin 27 raste