Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte ka njoftuar se nga 4 Maji do të nisë plani i “fazës së dytë”. Moto që kryeministri Italian ka zgjedhur është “Nëse e do Italinë, ruaj distancën”. Për Conten shumë e rëndësihsme do të jetë sjellja e çdo qytetari, ku nuk duhet që të ketë afrime dhe duhet ruajtur distanca me 1 metër larg njëri-tjetrit. Të gjitha prefekturat duhet që të raportojnë kurbën e të prekurve dhe gadishmërinë e shërbimit shëndetsor.

Nëse do të shohim situata të vështira ka theksuar Conte,mund të ndërhyjmë, me qëllim që mos të ketë situata që dalin jashte kontrollit. Kryeministri Conte thekson se nga 18 Maji do të ketë një protokoll sigurie ku mendohet që të happen dhe muzetë, galeritë dhe stërvitja e skuadrave.Nga ana tjetër shefi I ekzekutivit italian ka njoftuar se data 1 Qershor do të jetë dita kur dëshira është për hapjen e lokaleve dhe restoranteve, berberët, qëndrat estetike dhe pakuretitë. Përsa I përket plazheve ka një program për hapjen e tyre. Përsa I përket çmimit të masakve kryeministri italin Conte ka deklaruar se çmimin i maskave do të jetë 0.50 cent, ka njoftuar kryeministri italian në një konferencë për shtyp.