Forcat e Armatosura vijojnë shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe medikamenteve tek familjet në nevojë, pensionistët e vetmuar dhe tek familjet e prekura nga tërmeti.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, duke pasqyruar punën e realizuar nga Forcat e Armatosura, ka nënvizuar se FA-të kanë në vëmendjen e tyre veçanërisht familjet në nevojë.
“Forcat e Armatosura të kudondodhura, me vëmendjen e tyre maksimale ndaj komunitetit dhe veçanërisht ndaj familjeve në vështirësi”,- shprehet Xhaçka.