Nga Mero Baze/
I vetmi dështim i dukshëm deri tani i disa zërave opozitarë, është beteja me panikun që tentuan të përhapin mbi nevojën e testeve masive, për “fshehjen” e vde kjeve dhe pasojave të epidemisë.Për gati një muaj ka qenë një betejë e palogjikshme dhe pa asnjë argument, por vetëm si një alternativ kundër stabilizimit të kurbës.
Tani mesa duket, vet kasandrat e opozitës, kanë pranur që dështuan në fazën e parë dhe kanë nisur një betejë të re, atë të përhapjes së panikut ekonomik dhe social me të cilin do të përballemi.Eshtë një ish deputete e Partisë Demokratike që është bërë e njohur në pubik vetëm si “kasandër”. Nuk jam i qart pse i shijon ky rol. E ka nisur tek Unaza e Re, kur shpikte të vde kur nga ndërhyrja e policisë, ka vazhduar në Durrës me tërmetin dhe është shfaqur rregullisht gjate epidemisë si lajmëtare vde kjesh dhe vuajtesh të mëdha.
Tani e shikoj që gjithë PD, poston lart e posht video me njerëz që kanë nevojë për më shumë ushqime, që kanë frikë nga papunësia, që u duken të vogla pakot e ushqimeve, ose pabarazi në listat e shpërndarjes dhe “drama” të tjera të këtij lloji.Në fakt dhe këtu janë të paaftë se unë mendoj që në Shqipëri ka drama shumë më të mëdha se të atyre qaramanëve që kanë mundësi tia psotojnë pakon e ndihmave Sali Berishës apo kësaj “Kasandrës” së PD.
Në Shqipëri ka vërtet nejrëz që mund të mos kenë çfarë të hanë, që janë të sëmurë dhe me probleme të forta brenda familjes, që janë pa prespektivë për punë nga kjo epidemi, që mund të kenë pësuar fatkeqësi që i janë bashkangjitur kësaj situate etj. Ka pasur dhe para epidimesë por tnai natryisht janë shtuar.Pra nuk është se ne nuk do përballemi dhe nuk po përballemi me probleme të forta sociale dhe ekonomike nga kjo krizë.Por nxitimi me të cilin po zëvendësohet strategjia e hapjes së panikut për vik timat që nuk po shtohen, me strategjinë e përhapjes së panikut me krizën ekonomike që do vij, tregon vetëm faktin se kasandrat e krizës së parë u dorëzuan.
Sot numuri i të shëruarve në vend, e ka kaluar numurin e të prekurëve në vend. E di që mund të kontestohet dhe kjo, duke thënë se shumë të prekur nuk janë identifikuar, por po flasim për ato shifra që kemi zyrtarisht.Kurba e sheshuar dhe në rënie, e infektimeve dhe vde kjeve, rritja e numurit të të shëruarëve, dhe fillimi gradual I lirimit të karantinës, duket se i kanë bindur kasandrat e opozitës të heqin dorë nga startegjia e parë. Nuk pi më ujë të thuash që po vdesin dhe po i mbajnë fshehur.
Sot kur pashë që ankesa e vetme e Sali Berishës apo “Doktor Vde kjes” siç quhet këto kohë, ishte fakti që një pako e mbushur plot me ushqime, nuk i kishte pëlqyer dikujt, e cila nuk ishte e sigurt nëse ishte familje, kuptova që kasandrat po ndërrojnë kasetën.Kështu që bëhuni gati tani e tutje të dëgjoni se nuk do vdisni nga korona, se na shpëtuan këshillat e Tritanit, por do vdesim për bukë. Por ndërkohë që dëgjoni hani ndonjë gjë, se nuk shtyhet lehtë , pamja e mërzitëshme e fytyrave të kasandrave që janë të pikëlluara pse nuk u doli fjala për vde kjet. Tani do tu tregojnë si do vdisni nga uria. (Tema)