Ndryshimi i fashës së orarit nga një pjesë e bizneseve, të cilët do e zhvillojnë veprimtarinë e tyre deri në orën 17:30 do të sjellë reduktimin e qytetarëve.

Edhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka ndryshuar fashën e orarit, ndërsa njofton se shërbimi për klientët do të qëndrojë i hapur deri në orën 17:30.Tashmë të gjithë qytetarët që duan të paguajnë energjinë elektrike, do të kenë mundësi që ta bëjnë deri në këtë orar të caktuar nga qeveria.

“Zgjatet orari i shërbimit

Furnizuesi i Shërbimit Universal njofton se qendrat e Kujdesit ndaj Klientit dhe Arka do të ofrojnë shërbim prej ditës së Hënë në orarin 06:00 – 17:30”, thuhet në njoftimin e OSHEE-së.