Pas dërgimit të 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali, qeveria shqiptare realizoi një tjetër akt solidariteti, i cili ka “prekur thellë” Brukselin.
Kjo pasi me anë të “Lasgushit” të Air Albanias ka mundur që të transportojë dhjetra shtetas të BE-së nga Shqipëria drejt vendeve të tyre.
Kjo bëhet me dije nga ambasadori Soreca në një status të tij falenderues.
“Faleminderit qeverisë shqiptare për mbështetjen konkrete në riatdhesimin e më shumë se 70 shtetasve të vendeve anëtar të BE-së të bllokuar në Shqipëri nga shpërthimi i koronavirusi.
Një tjetër shembull i prekshëm i solidaritetit konkret në kohë nevoje”, shkruan Soreca.