Bllokohen deri në një urdhër të dytë të gjitha prokurimet e institucioneve dhe ndërmarrjeve publike, njoftoi sot Agjencia e prokurimit Publik. Sipas njoftimit të kësaj Agjencie, autoritetet kontraktore lejohet të vijojnë procesin e prokurimit vetëm për ato procedura prokurimi që lidhen ngushtësisht me mbulimin e nevojave te dala në kuadër të situatës së shkaktuar nga pandemia Covid 19 dhe që konsiderohen të domosdoshme.

Të gjitha autoritetet kontraktore urdhërohen të pezullojnë gjitha procedurat e prokurimit, përfshirë këtu edhe procedurat e prokurimit me vlerë të vogël, për objekte prokurimi të cilat nuk lidhen ngushtësisht me këtë situatë, deri në një njoftim të dytë. Gjithashtu, të pezullohen edhe ato procedura prokurimi që janë në proces, objektet e të cilave nuk lidhen me situatën e shkaktuar nga pandemia.