Kryeministri Edi Rama tha se ende nuk ka një përgjigje të saktë se çfarë do të bëhet me turizmin në vend, por sipas tij mund të ketë turizëm të brendshëm, pasi kufijtë mund të mos hapen.
I pyetur nga gazetarja Nisida Tufa, Rama tha se kjo mund të jetë një gjë e mirë për Shqipërinë pasi shumë të pasur që deri dje mezi prisnin të vizitonin vendet më luksoze, do të qendrojnë këtu dhe do t’i shpenzojnë këtu paratë e pushimeve.
Pyetje: Përsa i takon turizmit, ka qeveria një plan për këtë sektor?
Rama: Kjo është pyetja më e vështirë, dhe më besoni që është pyetja që unë ja bëj vetes çdo mëngjes. Komunikoj edhe me ministrat e kryeministrat e vendeve të tjera. Me të parë e me të bërë thonë të gjithë.
Është një situatë që nuk dihet se si do vijë mbrapa. Ministri i Turizmit po punon me grupin e tij, për të kuptuar se çfarë do ndodhi. Gjëja që duket me e mundshme, gjithmonë nëse do të ketë turizëm, është se ky do të jetë një sezon atipik: turizmi do të jetë i brendshëm.
Për Shqipërnë është mirë, Se shumë të pasur që mezi presin t’ua hipin jahteve që kanë, që mezi presin të shkojnë në vendet më të shtrenja, do zbulojnë Shqipërinë, bukuritë e vendit, do shpenzojnë një pjesë të parave në vend, do ndihmojë industrinë e turizmit dhe shoqërinë.
Ne hyjmë te vendet që ankohemi më shumë se të tjerët që vdesim për bukë, dhe jemi nga ata që harxhojmë më shumë për turizëm jashtë vendit. Kështu që turizmi i brendshëm është më i mundshëm si opsion. Se si do të bëhet nuk e kemi ende të qartë, ndërsa me majin që po afron do të kemi më shumë gjëra të qarta.
Ne jemi të kontaktuar nga 2-3 vende në Europë, pasi disa agjenci turistike e shohin shqipërinë si vend të sigurtë, duke krahasuar se çfarë kemi bërë ne me covidin.
Tani se di a ju kam ndihmuar shumë me përgjigjen, pasi dhe përgjigja është si ato bizneset që do hapen javën tjetër, me portokalli.