Nga Mero Baze/
Ka një përpjekje të njerëzve që përfaqësojnë në publik qëndrimet politike propogandistike të PD, për të bërë si të revoltuar për humbje të lirisë qytetare nga karantina. Gati, karantinimi i shqiptarëve po shikohet, më shumë si një projekt polItik për të testuar “diktaturën” se sa një projekt bazik, i çdo manuali të epidemiologjisë në botë.
Eshtë akoma më qesharake pastaj thirrja për revoltë për të thyer karantinën. Përveç anës komike ajo ka dhe anën tragjike të saj, pasi të rrezikuarit e parë janë vet ata apo familjarët e tyre.
Por le ta quajmë frustrim psiqik këtë të fundit, se karantina nuk është gjë e lehtë. Ka dhe ajo pasojat e saj mendore apo politike. Të gjithë po shikojmë si Shkodra po e vaun këtë të dytën.
Por kjo teoria e madhe e konspiracionit, se Edi Rama po teston diktaturën përmes karantinës, tregon në të vërtet thelbin e mendimit politik shterp, të opozitës sonë.
E vërteta e hidhur për opozitën, është se Edi Rama me kriteret e tyre, e ka vendosur diktaturën para karantinës dhe nuk ka pritur karantinën të mund opozitën. Ai ka zbrapsur revoluciomnin e tyre me moltov, ka zbrapsur djegien e mandateve ka zbrapsur bojkotin e zgjedhjeve, ka përballar tërmetin shkatërrimtar të nëntorit duke fituar nj ëmbështetje të pazakont financiare, dhe e ka gjetur më të fort se kurrë epidemia e COVID19.
Dmth për çfarë mund të quhet “diktaturë” në këtë sistem demokratik, Edi Rama e ka arritur para COVID19. E ka gjithë pushtetin qëndror, gjithë pushtetin vendor, dhe qeverisë në një shtet, që opern mbi gërmadhat e një sistemi të rrënuar drejtësie në pritje të ngritjes së drejtësisë së re.
Unë nuk e di çfarë i duhet karantina Edi Ramës, që të ketë më shumë pushtet, apo më shumë fuqi politike sa ka.
Paradoksi është se karantina, është një revolucion demokratik i zotit sa i përket lirive, pasi para saj, janë të gjithë të barabartë, demokratë e socialist, të rinj e pleq, pushtetarë apo të papunë, milionerë, apo të pangrënë. Demokracia e vërtet sociale në Shqipëri është karantina pasi këtu jemi të gjithë të baratë.
Jashtë karantinës, dmth para saj, në fakt nuk janë të gjithë të barabartë në raport me Edi Ramën. Ai I ka të gjitha dhe opozita nuk ka asgjë, natyrisht për faj të saj.
Ndaj nuk i kuptoj këta dishepujtë e frymëzimit politiko propagandistik të PD, pse u është mbushur mendja që karantina është diktaturë e Edi Ramës dhe pjesa para karantinës ka qenë liri e tyre për të humbur.
E kundërta është e vërtet. Kur e kishin në dorë të ishin të barabartë bile fitues me Edi Ramën, I humbën të gjitha. Shyqyr që Zoti u solli karantinën dhe tani jeni të barabartë me Edi Ramën. Ai në Surrel, duke ju folur nga bunkieri e ju në apartament apo në vila, duke e sharë me libër shtëpie. Lusni zotin të zgjas karantina të dukeni të barabartë. Se pastaj do jeni prap pakicë.