Nga Gjon Ndreja/

O njerëz si nuk u ngopët që dëgjoni lloj-lloj njerëzish që rekomandojnë testimin masiv të COVID-19. Këto ose janë të çmendur ose nuk e kanë haberin e aritmetikës (nuk duhet më shumë njohuri). Asnjë efekt nuk ka në parandalim, testimi masiv përveçse shkatërron buxhetin e shëndetësisë, sepse:

1.Është e pamundur që testimi të kryhet në një kohë në të gjithë popullsinë por edhe në se kryhet, koha deri kur të dalin analizat është e mjaftueshme për ta transmetuar virusin nga bartësit.

2.Vetëm në një rast ideal që praktikisht nuk mund ta zbatojë asnjë qeveri në botë mund të ndërpritej transmetimi i korornavirusit: Në se testimi do të kryhej në të njëjtën kohë dhe po në kohë reale do të dilnin rezultatet dhe po në të njëjtën kohë do bëhej karantinimi i bartësve të virusit.

3.Ai që rezulton i pastër nga virusi sot mund të infektohet, deri kur personi që ka kontaktuar është deklaruar bartës dhe nuk është karantinuar duke pritur përgjigjen e analizave. Kështu ky i fundit edhe pse në momentin e testimit rezulton negativ, ai bëhet bartës dhe transmetues i virusit edhe pse ka rezultuar i pastër nga testimi.

4.Në se kryhet një testim masiv, le të themi se kjo mund të bëhet brenda 30 ditëve në të gjithë vendin ( çka praktikisht është perseri e pamundur) nuk do të kishte efekt, pasi për arsyet që përmendëm virusi do të transmetohej në intervalin e kohës,

5.Deri kur të dalin rezultatat e analizave dhe personi të karantinohet, bartësi i virusit transmeton lirisht virusin dhe ky përhapet në progression gjeometrik.

6.Është e pamundur që rezultatat e testimit të merren në kohë reale(menjëherë) në mënyrë që njerëzit të karantinoren por dhe deri atëherë ai është duke transmetuar lirisht virusin gjatë kohës që nuk ka dalë përgjigja e analizave dhe personi bartës nuk është karantinuar.

7.Siç po provohet nga të dhënat e fundit në Kore, ky virus rishfaqet edhe te personat që janë infektuar më parë.

Kështu që miqtë e mi, qëndroni në shtëpi dhe kthehuni te aritmetika e klasës së shatë për të kuptuar se teoria e depistimit masiv është një farsë.